Procesi i rritjes së dukshmërisë së një faqeje interneti në rezultatet jo të paguara të motorëve të kërkimit, të njohura ndryshe si rezultate organike ose natyrale. Në përgjithësi, sa më lart të renditet një website në faqen e rezultateve dhe sa më shpesh të shfaqet ai, aq më shumë vizitorë do të tërheqë nga përdoruesit e motorëve të kërkimit.
SEO (Search Engine Optimization) mund të fokusohet në lloje të ndryshme kërkimesh, si: kërkimi i imazheve, kërkimi lokal, kërkimi i videove, kërkimi akademik, kërkimi i lajmeve, si edhe motorë kërkimi të specializuar për fusha apo kategori të caktuara aktiviteti.
Ne ju sigurojmë shërbim të plotë Seo
Optimizim SEO
Optimizimi SEO i referohet metodave që mund të përdoren në faqen e internetit për të përmirësuar pozicionin e saj.
Fjalët Kyçe
Ne do te bejme nje kërkim profesional për të zgjedhur fjalët kyce të duhura për të optimizuar websitin në mënyrën e duhur.
Link Building
Link Building është procesi Off-Page SEO, lidhja e faqeve të tjera të internetit në faqen tuaj. Në SEO, këto lidhje quhen backlinks.
Analiza & Raporte
Rishikimi i SEO-së konsiston në faktorë si përmbajtja, struktura lidhëse, efekti i rrjeteve sociale dhe prezantimi në internet.
A jeni gati për të filluar projektin tuaj të radhës? Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar!
Na kontaktoni me telefon, email ose përmes Rrjeteve sociale: Facebook dhe instagram.